Kolera në Sudan, mjekët japin alarmin

Mjekët dhe operatorët ndërkombëtarë japin alarmin për kolerën në Sudan. Ata i kanë kërkuar qeverisë së Khartoum të shtyjë çeljen e shkollave të vend dhe pse autoritetet thonë se situata është nën kontroll. Epidemia e cila është përhapur nëpërmjet ujit të ndotur, ka prekur pjesën më të madhe të vendit, përfshi kryeqendren. Egjipti ka vendosur masa kontrolli në kufi më Sudanin sidomos linjat ajrore në aeroportin e Kajros. Që më 20 Maj të këtij viti ka patur të paktën 22 mijë raste të me diarre akute që çuan në vdekjen e 700 personave, por agjencia zyrtare e shtypit Suna bëri të ditur se numri i vdekjeve ka qenë më i vogël rreth 350 veta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet