Konsumatorët përdorin 70% më pak qese plastike

Përdorimi i plastikës dhe kryesisht i qeseve plastike, po shkon drejt eleminimit të plotë dhe niveli i prodhimit të tyre në vend, ka rënë 70% më pak nga koha kur hyri në fuqi ligji më 4 korrik 2018, për mos përdorimin e tyre në tregun shqiptar.

Këtë e konfirmon zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi në një intervistë për ATSH.

Çuçi thotë se “nga 5 milion qese plastike që përdoreshin në ditë nga konsumatori vendas, ky nivel përdorimi ka rënë në 1 milion, gjë që tregon zbatimin me korrektes të ligjit, por edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mos përdorimin e tyre”.

“Po kështu, e rëndësishme që të përmendet është fakti që shumë qytetarë po i kthehen traditës së përdorimit të torbave dhe amballazhit të letrës duke eleminuar plastikën”, thotë Çuçi.

Ajo shton se ky fenomen pasqyrohet dhe në mbetjet urbane ku plastika po zë çdo ditë e më pak vend. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet