Konsumimi i kripës ju bën obezë
Konsumimi i kripës mund të jetë një ndër shkakëtarët për tu bërë obez. Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se çdo gram shtesë kripe që një person konsumon çdo ditë, rrit rrezikun e tyre për të shtuar në peshë, me 25%. Edhe pse studiuesit gjatë eksperimentit morën parasysh totalin e ushqimit që individët kishin konsumuar, kripa sërish ndikonte në shtimin në peshë të një personi. Mjekët gjithashtu mbrojnë tezën e hershme se kripa rrit presionin e gjakut dhe e bën atë një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës. Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën e shëndetit “Hypertension”.
Komenti juaj do të presë që të aprovohet. Pas kësaj, ai do të shfaqet poshtë artikullit
0 Komentet