Kontrolle masive nga AKU, mbyllen disa subjekte në gjithë vendin

Inspektorët e AKU-së vijojnë kontrollet në terren për luftën e sigurisë ushqimore. Kështu për shkak të mos plotësimit të kushteve higjeno-sanitare, në Sarandë është mbyllur tregu ku tregtoheshin prodhimet e detit. Në qarkun e Gjirokastrës AKU në bazë të kontroollit ka gjobitur dhe mbyllur disa pika thertoresh të cilat rezultuan të ishin jashtë standarteve. Nga 5 subjekte të licencuara, 4 janë mbyllur dhe gjobitur. Aksioni në të gjithë vendin nga AKU ka nisur pak javë më parë dhe ka si synim mbylljen e të gjitha pikave të shitjes së peshkut, mishit dhe të gjitha produkteve të tjera që nuk garantojnë sigurinë ushqimore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet