Kujdes!, buka e bardhë ju shëndosh

Studimi u krye për 5 vjet tek 9200 persona

Janë të dhëna paraprake por ajo që thuhet është se konsumimi i bukës së bardhë rrit rrezikun e shtimit në peshë më shumë se sa konsumimi i bukës së zezë. Sipas studimit të ri të shkencëtarëve nga Spanja, personat të cilët rregullisht konsumojnë bukë të bardhë, kanë një rrezik më të madh të rritjes në peshe ne krahasim me personat që konsumojnë bukë nga drithërat integrale.

Studimi përfshiu 9,200 njerëz.

Shkencëtarët monitoruan shëndetin e tyre, shprehitë e ngrënies dhe peshën trupore gjatë një periudhe 5-vjeçare. Rezultatet e vëzhgimit treguan se personat të cilët çdo ditë konsumojnë bukë të bardhë kanë një rrezik 40% më të madh të shëndoshen në krahasim me ata që rrallë ose më së shumti një herë në javë konsumojnë bukë të bardhë.

Studiuesit nuk gjetën ndonjë lidhje mes konsumit të bukës së zezë apo bukës nga drithërat integrale në shtimin në peshë më shumë se normalja. Midis bukës së bardhë dhe asaj të zezë ekziston një dallim i konsiderueshëm në sasinë e fibrave, kalorive dhe llojin e karbohidrateve.

Vetëm dy porcione të bukës së bardhë në ditë janë të lidhura me rritje të rrezikut të shtimit në peshë. Hulumtuesit vënë në dukje se rezultatet e kërkimit janë paraprake dhe se duhet kryer vlerësimi edhe nga ekspertë të jashtëm.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet