Kujdes! Mos tregoni asnjëherë të dhënat e biletës suaj në rrjetet sociale

Keqbërësot mund të kenë akses tek informacionet personale të pasagjerëve duke marrë foton e fjalëkalimit të biletës. Duke patur gjithë këtë informacion si emrin dhe mbiemrin e plotë të pasagjerit si dhe numrin e biletës, ata kanë akses të riblejnë biletën dhe të vjedhin të dhënat e pasaportës, numrin e telefonit si dhe e-mailet. Ky informacion besohet së është mëse i mjaftueshëm për të parë edhe një herë mënyrën e riblerjes së biletës apo edhe bllokimit të një udhëtimi.

Është shumë e rekomandueshme të mos publikohen foto ku jepen të dhëna personale si emri, datëlindja, numri i biletës dhe barkodet. Për t’i patur në dorë të gjitha këto, vjedhësit mund të aksesojnë të dhëna pagese duke përfshirë edhe katër numrat e fundit të kartës bankare.

Kur në rrjetet sociale postoni foto nga një biletë koncerti, ju i jepni vjedhësit mundësinë e kopjimit të barkodit duke shkuar në koncert në të njëjtën kohë me ty dhe me të gjitha të dhënat e biletës tuaj. Ata madje mund ta qartësojnë edhe një foto jo shumë të pastër të një barkodi i cili nuk shihet qartë. Duke hedhur të dhënat tuaja, si foto të çelësave të shtëpisë apo makinës, u jep mundësi kopjuesve të bëjnë një kopje identike duke përdorur procesin e printimit 3D. Sapo ata të kenë në dorë çelësin, më pas e kanë shumë të lehtë të marrin makinën ose të hyjnë brenda apartamentit tuaj.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet