Kultivoni këto zakone dhe jeta juaj do të ndryshojë

Dëshiron të jetosh shëndetshëm, por nuk di nga t’ia fillosh? Opsionet duken se janë pa fund, por ende nuk ke marrë drejtimin e duhur, sepse vendos nga të shkosh. Nuk e ke tërë kohën në dispozicion, prandaj nëse kërkon vërtet që jeta jote të marrë një drejtim tjetër, atëherë duhet të mësosh të kultivosh këto zakonë që do t’a bëjnë të tillë. Gati? Fillo më gjera të vogla, si psh:

Praktiko frymëmarrje koshiente/ Kur ndjehesh në ankth, frymëmarrja jote fillon e bëhet po ashtu e shpeshtë. Mbase as nuk e dallon ritmin e shpeshtë të frymëmarrjes tënde dhe si kjo ndikon në shtimin e akthit. Nëse rivendos një frymëmarrje normale, mund të restaurosh energjitë tuaja dhe të rrisësh përqëndrimin. Për këtë duhet të marrësh frymë me hunde dhe të numërosh deri në pesë. Përserite disa herë.

Ushqehu ngadalë/ Nuk është ajo çfarë ha që ka rëndësi, por gjithashtu dhe si e ha. Mund të marrësh gjithë ushqimin e shëndetshëm që do, por nëse nuk e përtyp atë mirë, mund ta tretësh keq dhe të mos i marrësh si duhet të mirat. Sa më shumë përtypesh, aq më shumë pështymë do të prodhosh. Pështyma vesh grimcat e ushqimit me enzimë që i përdor për thithjen më të mirë të lëndëve ushqyese.

Konsumo ujë të ngrohtë me limon/ Trupi juaj ka nevojë të hidratohet dhe kjo është gjëja e parë në mëngjes. Por ndërrjani ujin e akullit dhe në vend të kësaj shtoni ujë të ngrohtë me limon, rutinës suaj të përditshme. Uji i ngrohtë i limonit shuan etjen, përgatit dhe nxit sistemin tuaj të tretjes, ndihmon në detoksifikimin dhe furnizon me vitaminë C. Limonat mund të shijojnë të thartë, por ato në të vërtetë formojnë alkalinet, ndihmojnë trupin të ruajë një ekuilibër ideal të pH dhe duke neutralizuar radikalet e lira, për ju të ndjeheni të gjallë dhe plot energji.

Lëvizni/ Kur bëhet fjalë për të përmirësuar veten tuaj, nuk duhet vetëm të bëni stërvitje një orë në mëngjes. Trupi juaj lulëzon në lëvizje. Sa më shumë lëvizje gjatë gjithë ditës, aq më shumë e dobishme për trupin dhe trurin tuaj. Ushtrimet e lëvizshmërisë ndihmojnë në lubrifikimin e nyjeve dhe shmangin ngurtësinë, ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe në rritjen e niveleve të energjisë, rritjen e përqendrimit dhe produktivitetit. Për çdo orë ulje, synoni për të paktën disa minuta stërvitje lëvizshmërie.

Rregullo posturen e trupit tuaj/ Rrini siç duhet - me shtyllën kurrizore të drejtë. Zvogëlon tensionin dhe siguron që muskujt dhe indet të marrin oksigjen dhe të gjitha lëndet ushqyese për të cilat kanë nevojë. Katy Bowan, eksperte biomekaniste dhe profesioniste e lëvizjes natyrore, rekomandon së pari të rreshtoni skajet e jashtme të këmbëve tuaja drej. Sigurohuni që këmbët tuaja të jenë në distancë nga njëra - tjetra. Shtypni të katër qoshet e këmbëve tuaja në tokë. Kofshët tuaja duhet te ngrejnë gjunjët tuaja. Mbajeni kokën në një pozicion neutral me mjekër të mbështetur pak.

Hiq këpucët/ Një nga shtyllat më të forta të shëndetin tonë ndodhet nën këmbë, e thënë kjo fjalë për fjalë. Duke prekur tokën, ose qëndrimi zbathur në tokë, tingëllon si hippi, por në një publikim të bërë në vitin 2012 nga Environmental public health thuhet se studimi i bërë ishte mbështetur ne përfitimet e të qenurit zbathur mbi tokë. Kjo përmirësonte humorin, gjumin, ulte inflamacionin dhe dhimbjen kronike. Thjesht kujdes ms të vrasësh thonjtë.

Jepini një furçë të thatë trupit tuaj/ Kujdesu për lëkurën, organin më të madh të trupit. Jepi një furçë të thatë të paktën një herë në javë, për pak minuta. Kjo është një tektnikë natyrale që ekzalton bukurinë e trupit, heq qelizat e vdekura dhe stimulon sistemin limfatik. Kjo i jep po ashtu shkëlqim lëkurës suaj. Fillo nga këmbët dhë ngadalë ngjitu sipër.

Cakto qëllimin/ Kur doni të shkëputeni nga zona juaj e rehatisë ose të filloni një zakon të ri të shëndetshëm, së pari duhet të keni një qëllim të fortë për ta bërë këtë. Siç thotë Ëayne Dyer, autori i librit "Fuqia e qëllimit", "Fuqia e qëllimit është fuqia për të manifestuar, krijuar, për të jetuar një jetë me bollëk të pakufizuar dhe për të tërhequr në jetën tuaj njerëzit e duhur në momentet e duhura. "Ju mund të vendosni një qëllim për çdo veprim në jetën tuaj. Para se të hani, vendosni një qëllim për të ngrënë me mend. Para se të punoni jashtë, lidheni me qëllimin tuaj. Pyete veten: "çfarë synoni të arrini?"

Përdor gjithmonë krem solar/ Kremrat e diellit nuk janë vetëm për verën. Dermatologët rekomandojnë të mbani syze dielli çdo ditë sepse. Edhe nëse nuk shkoni jashtë për një periudhë të gjatë kohore, rrezet UVA që shkaktojnë rrudha dhe plakje të parakohshme mund të kalojnë përmes xhamave. Përdorni gjithmonë një krem kundër diellit SPF 30, kundër djersës dhe rezistent ndaj ujit.

Shpreh falenderim/ Shoqëria perëndimore na shtyn të jemi gjithmonë e më shumë, të bëjmë gjithnjë e më shumë, të arrijmë të shumtën. Kjo mund të na varfërojë dhe mund të na fusë ne depresion. Janë bërë shumë studime mbi efektet pozitive të falenderimeve të përditshme. Kjo i bën shumë mirë trurit dhe shpirtit tuaj. Mbani një ditar në të cilin shënoni ata gjëra për të cilat jeni mirënjohës, çdo mbrëmje para shtratit tuaj, ose kur zgjoheni në mëngjes. Shkruani pozitivisht për jetën tuaj dhe veten.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet