Kunguj në furrë, e thjeshtë dhe light

Është një recetë e thjeshtë, dhe nuk kërkon shumë kohë. Ka shumë variante për të gatuar kungujt dhe njëra prej tyre është, varianti në furrë. Janë gati për gjysëm ore! Arsyeja pse duhet të përdorim furrën është se janë më të lehta sesa fërgesat, dhe më të shëndetshme. Nëse dhe ju i doni këto perime, atëherë mbani shënim.

4 kunguj

6 lugë bukë e grirë

6 luge djath i grirë parmigiano

vaj ulliri

erëza dhe kripë

Në fillim në një tas të madh hidhi të gjithë ingredientet brenda. Ndani kungujt horizontalisht në tre kater pjesë, dhe përzierji mirë me përbërësit. Hidhini në një tepsi dhe futuni në furrë për 20 minuta. Pasi të kalojë gjysma e kohës hidhini pak vaj ulliri. Mos lini të kalojë shumë kohë se mund të digjen! Ju bëftë mirë!

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet