Kur partneri është më i interesuar për pjatën tuaj se të tijën

Keni kaluar ndonjë njohje me dikë ose thjesht darkë, nga ku të keni vënë re se partneri juaj është më tepër i interesuar tek ushqimi juaj se tek i tij-saj? Nëse në përgjithësi jeni tip “që zgjedh” ushqimin për vete, nuk ka gjë më të bezdisshme se sa kur dikush rrëmben shpejt e shpejt patatinat nga pjata jote pa të pyetur fare. Ti mund të argumentosh se “të ndash ushqimin me dikë është ide e mirë, por sigurisht duke vënë në dijeni më parë partnerin ose personin në fjalë”.

Cilido qoftë opinioni për subjektin, shkencërisht është aprovuar se “të ndash ushqimin” është gjë e mirë. Sidomos kur je duke parë mundësinë që të kesh dikë në krah dhe ta bësh të tërhiqet pas teje. Një studim i nisur nga Shkencat biologjike dhe shoqëria mbretërore, ka gjetur përgjigje në lidhje me idenë se “të ndash ushqimin me dikë” ndikon tek proçesi i “Oxytocin”, një hormon i cili oksidohet shpesh gjatë procesit të mbajtjes së fëmijës me nënën e tij.

Hormoni është prezent edhe gjatë një marrëdhenije apo edhe një miqësie të ngushtë. Ky zbulim është bërë pasi eskspertët kyen një studim me një grup shimpazesh. Niveli i oxytocinës i nivelit të kuq tek shimpazetë arrin në këtë ngjyrë kur kafshët ndajën ushqimin me njëri-tjetrin. Si dhënia edhe marrja, besohet se ka arritur një moment të fortë me lidhjen mes tyre. Kjo ndjenjë është shumë normale tek kafshët duke bërë që komuniteti të jetë edhe më i fortë.

Studimet e fundit tregojnë se tek qëniet humane, ndryshe nga disa prej kafshëve sidomos kuajve, forma e marrëdhënies mes të rriturve që nuk njihen mund të zgjatë disa muaj, madje deri disa vjet. Për fat të keq, ka rezultate ku deklarohet se ata që kanë marrëdhënie për një kohë më të gjatë, nuk e kanë marrëdhënien aq të fortë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet