Kushtet e rënda higjenike: AKU pezullon tre restorante në Jalë, 300.000 Lekë gjobë

Janë gjobuar dhe iu është pezulluar aktiviteti tre restoranteve në Jalë, për shkak të kushteve të rënda higjenike. Frigoriferë të vjetër të papastruar, kuzhinë jashtë standartit dhe ushqime të papastra që i servireshin klientëve. Autoriteti kombëtar i ushqimit bën gjatë aksionit në zonat bregdetare evidentuan 3 subjekte, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food”, ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Ndaj subjekteve, restorant “Lavdoshi", “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku” janë marrë masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin dhe bllokim i aktivitetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet