Language Schools In Albania, porta e gjuhës dhe kulturës angleze

Nuk mund të kuptoni historinë, kulturën dhe artin e një vendi pa zbuluar gjuhën dhe muzikën e tij. Language Schools in Albania, prej vitit 1994, përgatit të gjitha grupmoshat për këtë qëllim. Duke filluar nga mosha 8 vjeç nga niveli Fillestar, Mesatar dhe i Përparuar me kurse që zgjasin nga tre deri në gjashtë muaj.

Language Schools in Albania, ose Fondacioni “Praktimi i gjuhës” është shkolla e parë dhe më e madhe e formës në Shqipëri.

Ajo u themelua në Prill të 1994 nga një grup pedagogësh dhe studentësh të Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja - Anglisht, dhe për 22 vjet me radhë është shndërruar në burim njohurish duke dominuar tregun e mësimdhënies në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosove. Arritjet tona janë në sajë të përkushtimit të stafit vendas në mbështetje te individëve dhe organizatave të ndryshme nëpër botë në Britaninë e madhe, specifikisht - LSIA UK Supporters.

Shkolla ka disa degë në Shqipëri dhe rreth 4,000 nxënës janë çertifikuar pranë shkollave tona dhe rreth 23.000 të tjerë na kanë vizituar duke kryer studime të pjesshme në kapacitet të kërkesave të tyre.

Një numër i konsiderueshëm studentësh janë pranuar në shkolla dhe pozicione të ndryshme pune brenda dhe jashte vendit, si rrezultat i njohurive dhe aftësive të marra nga LSIA!

Partnerët tanë janë pozicionuar nëpër botë, si përfaqësues zyrtare universitetesh, kolegjesh, dhe shkollave të ndryshme gjuhësh në Britaninë e madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Kanada. Language Schools in Albania lufton për një qëllim të përbashkët, standarte të larta mësimdhënieje. Shkolla ofron kurse Anglishteje dhe Kompjuteri me metodat më bashkëkohore të përdorura nga pedagogë dhe mësues me eksperiencë të lartë mësimdhënieje dhe psikologjike për grupmosha të ndryshme.

Programet: Fondacioni "Praktikimi i Gjuhes" – ka programe të ndryshme për studentët, për të krijuar njohuri dhe praktikuar gjuhen angleze dhe kompjuterin. Këto programe bazohen në programe native të LSIAs, organizuar nga vetë stafi administrativ dhe akademik i LSIAs, si dhe programe të ndryshme të realizuara në bashkëpunim me fondacione të ndryshme duke përmendur ketu Nottinghamshire Police Aid Convoy, People to People International, Sharing One Language, etc.

Studentet e Language Schools In Albania mund të komunikojnë me mësues anglez dhe amerikan vendas, në mënyrë që studentët jo vetëm të jenë të fokusuar drejt rregullave gramatikore të kësaj gjuhë, por edhe të kenë mundësi ta praktikojnë atë ashtu siç jeta do t’i përballte në momentet e përditshme.

Programe të ndryshme realizohen në baze vjetore, dhe për ato studentë të interesuar mbi aktivitetet tona, ne do t’ iu rekomandonim të vizitonit faqen tonë Kalendarike.

Studentët e degës Qendrore në Tiranë, do të njoftohen personalisht gjatë orareve të mësimdhënies nga mësuesit e tyre përkatës.

Konferenca Europiane: Konferenca Europiane e People to People International (PTPI) organizohet në bazë vjetore duke mbledhur së bashku të gjithë anëtarët dhe jo anëtar të PTPI në Europë, ku çdo vit ofrohen mundësira për të vizituar një vend europian, për të njohur kultura të ndryshme, për të shkëmbyer ide e eksperienca.

Forumi Europian Rinor: Forumi Europian Rinor i PTPIs bashkon anëtarë të grupmoshave nën 18 vjeç nga e gjithë Europa për një aktivitet 7 ditore me qëllimin e sigurimit të një eksperience unike mësimore ndërkulturore.

Seminari Young Lidership I PTPI organizon në bazë vjetore Seminarin, ku liderat e Europës për PTPI ftohen nga zyra Europiane e PTPIs për tu bërë pjesë e këtij seminari. Tema e seminarit varion për çdo vit, në varësi të nevojave dhe interesit të presidenteve dhe anetarëve të PTPIs në Europë.

Punësim: Language Schools In Albania ofron programe të reja për mësuesit e Anglishtes, të cilët dëshirojnë të krijojnë eksperienca në mësimdhënie në një vend tjetër, dhe të ndihmojnë studentët të praktikojnë gjuhën angleze, për një të ardhme më të mirë.

Shkolla ofron nivel të lartë mësimdhënieje, mundësi të shumta për të mësuar e praktikuar gjuhën Angleze, shkencat kompjuterike, dhe aktivitete të cilat kanë për qëllim përgatitjen tuaj dhe fëmijëve drejt një bote të zhvilluar, kundrejt një pagese konkuruese. /publiredaksional/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Ervini  e Martë 19 Prill, 2016

    Është vërtet siç shkruhet këtu. Unë kam mësuar anglisht aty.