Legalizimi i martesave mes personave të të njëjtit seks ul vetëvrasjet

Sipas një analize të bërë nga shkencëtarë të Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health, legalizimi i martesës mes personave të të njëjtin seks mund të ketë efekte pozitive tek vetëvrasjet. Studimi që quhet Difference-in-Differences Analysis of the Association Betëeen State Same-Sex Marriage Policies and Adolescent Suicide Attempts, u publikua tek JAMA Pediatrics. Studiuesit u nisën nga fakti se studimi u bë në SHBA ku niveli i vetëvrasjeve është tëpër i lartë, sidomos tek të rinjtë nga mosha 15 - 24 vjeç. Situata është akoma më keq mes adoleshentëve gay. Duke analizuar të dhënat e mbledhura mes vitit 1999 - 2015 për vrasjet e adoleshentëve, në krahasim më 32 shtetet amerikane ku martesa mes personave të të njëjtit seks është legale, dhe 15 ku nuk është, studiuesit kanë vënë re se 8,6% e gjimnazistëve dhe 28,5% e studentëve gay, kanë tentuar vetëvrasjen para se të legalizoheshin martesat ndërmjet personave të të njëjtit seks. Sipas studiuesve legalizimi i martesave mes personave të të njëjtit seks nuk do ti kthente minorancat gay në qëndër të diskriminimeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet