Lexoni gjashtë rituale që duhet të bëni në mëngjes për të nisur ditën plot energji

Sipas një studimi, njerëzit në mëngjes janë shumë herë më produktiv se sa çdo orar tjetër i ditës. Kjo nuk ka të bëjë vetëm më zgjimin shumë herët. Bëhet fjalë për vendojen e disa rregullave për mëngjesin tuaj që do të sjellin një ditë produktive në punë. Ne ju këshillojnë 6 rituale, të vështira në dukje, por që do t’ju sjellin shpërblime gjatë ditës.

1. Bëni planet për të nesërmen një natë më parë

Ky është një zakon që padyshim sjell mëngjese produktive. Është gjithmonë e dobishme të keni gjithçka gati për ditën e nesërme. Sigurohuni që të jeni të pajisur me çdo gjë që ju nevojitet për mëngjes. Shkruani një orar të vogël për atë që keni nevojë për të kryer ditën tjetër. Kjo tingëllon shumë e thjeshtë, por kur kthehesh në shtëpi gjatë natës, është shumë joshëse të shtrihesh në divan me një gotë verë dhe ti lëmë të gjitha planet për ti menduar nesër në mëngjes.

2. Zgjohuni herët

Një sondazh për njerëzit e suksesshëm tregon që ata ngrihen gjithmonë herët. Mëngjeset produktive fillojnë me zgjimin në orët e para.

3. Filloni ditën me ushtrime

Të zgjohesh herët për tu djerësitur apo lënduar nuk është aspak e këndshme. Por mëngjesi është koha ideale për stërvitje. Mendoni që disa nga njerëzit më të famshëm në botë që kanë kanë ngarkesë punë shumëherë më shumë se ju, si Obama, e gjejnë sërish kohën për pak stërvitje në mëngjes. Kjo do të thotë se ky ritual është vërtet i rëndësishëm.

4. Punoni fillimish me projektet e rëndësishme

Orët e qetë të mëngjesit mund të jenë koha ideale për t'u përqendruar pa u ndërprerë në një projekt pune të rëndësishme. Për më tepër, duke kaluar kohë në fillim të ditës me projektin tuaj të punës siguroni që orët e tjera do t’ia dedikoni famijes apo argëtimit

5. Nisni punën një orë më herët

Është mjaft e dobishme që gjithmonë të nisni punën një orë më parë se orari juaj. Do të sjellë më shumë produktivitet, na besoni.

6. Shijo qetësinë

Jeta shpesh është tejet e ngarkuar me lëvizje san ë zyrë san ë shtëpi. Por kujtohuni, gjithmonë keni nevojë për pak qetësi. Krijojini vetes disa minuta ku të kaloni një moment të qetë. Mund ti përdorni këto momente për meditim, lutje apo çfarëdo tjetër që mund të sjellë qetësi në trupin dhe mendjen tuaj. Kjo pauzë e shkurtër mund t’ju motivojë për punët e ardhshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet