Lufta sekrete e transportit europian. Shoferët paguhen ndryshe nga perëndimi në lindje

Janë 3 milion shoferë kamioni nëpër rrugët e Europës. Duke i marrë të gjithë, ata shpërndajnë ushqim, mobilje, makina dhe gjithçka tjetër. Ndajnë të gjithë thuajse të njëjtin stil jete, bejnë të njëjtat parkime, ndalojnë thuajse në të njëjtat stacione ose shërbime makinash thuajse përditë.

Por jo të gjithë kanë të njëjtin përfitim. Ajo që ndahet nuk ka të bëjë me aftësinë ose moshën, por me atë nga vijnë. Shoferët që vijnë nga Europa Lindore çojnë në shtëpi më pak të ardhura ndryshe nga kolegët e tyre të europës perëndimore. Një shofer bullgar, arrin të fitojë 300 Euro në muaj, ndërkohë që një italian i cili bën të njëjtën punë fiton 1.500 Euro.

Të dhënat e përfitimit nga puna dhe ndarjes së rrogës mes perëndimit dhe lindjes janë duke u zmadhuar goxha. Kjo është një praktikë e shkruar si ndarje sociale, praktikë e cila ka çuar në humbjen e vendeve të punës në europën perëndimore dhe shfrytëzimin e punëtorëve në europën lindore.

Kjo mund të jetë çështje e tmerrshme. Zërat që dalin nga personat e goditur direkt nga kjo situatë e tmerrshme, del qartë realiteti i ngritur nga indistria europiane e autotransportit dhe efektet e ndarjes mbi politikën europiane.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet