Denisa Lulaj, CEO ''Lulaj Dent''

''Lulaj Dent'' shembulli i kurajos dhe suksesit. Gratë nuk duhet të izolohen nga emancipimi

Intervista për Hermesnews, Denisa Lulaj: nga një qytetezë e Shqipërisë, me klinikë të sukseshme në Tiranë

Çfarë është për ju profesioni i stomatologjisë?

Gjithçka, dhe ecën paralelisht me dashurinë që unë kam ndaj familjes sime. Patjetër që kur puna shkon siç duhet dhe ti bën më të mirën, shpërblimi vjen. Kjo përkthehet më krijimin e një klientele të kenaqshme dhe besnike. Pacientët kthehen gjithmonë tek ti dhe kjo të bën mirë. Në këtë mënyrë krijohet emri si professioniste, ke më shumë punë, dhe të drejtë për të zgjeruar karrierën tënde.

Si ka nisur puna?

Gjithçka tek unë ka filluar dhe vazhdon gradualisht. Dëshira për stomatologjinë, për të vijuar degën e stomatologjisë në Universitet, ka qenë dëshira ime e fëmijërisë. Këtë e kam kultivuar më shumë mund e pasion, gjatë kohës. Pas kësaj kam parë dhe për treg pune, sepse doja të krijoja një profesion i cili përveçse i bukur të ishte dhe frytdhënës, ti ndihmonte të tjerët. Pjesa e pagesës për mua është diçka dytësore, primare është puna dhe kryerja e saj në një mënyrë sa më professionale.

Si ishte për ju fillimi?

Fillimi gjithmonë është i vështirë për të gjithë, sigurisht vlen dhe për mua. Kam ambicje të mëdha, i kam patur që në shkollë. Doja të mësoja çdo gjë rreth profesionit. Dëshirën për tu informuar do ta kem gjithmonë. Është puna që të rrit, është puna ajo që të jep frytet e saj gjatë kohës. Por profesionin duhet ta kultivosh, të informohesh me të rejat, me teknologjitë. Shkurt duhet të jesh në një hap me kohën.

Ka patur ndonjë moment vështirësie?

Sigurisht që kam patur. Largësia ka qenë një moment që unë e kam kaluar me shumë vështirësi. Kam qenë e detyruar që qëndroj duke studiuar për vite të tëra larg familjes sime dhe shtëpisë. Në fakt ka qenë një tabu që unë e kam thyer. Se është vetë natyra protektive e familjes që të do gjithmonë pranë. Largësia pasoi me vështirësi pa fund, por më bëri më të fortë dhe më të arrirë profesionalisht. Sot duhet të nënvizoj që familjen dhe bashkëshortin i kam gjithmonë pranë, në çdo zgjedhje, çdo vendim. Kjo më ka bërë të plotësuar, të lumtur dhe të fuqishme.

Keni plane për turizmin dentar?

Hmm... në fakt për tregun e huaj kam plane afatgjata. Kam shumë objektiva që po i realizoj avash - avash. Ajo e radhës është zgjerimi i stafit të klinikës aktuale. Po mendoj për hapjen e nje tjetër filiali, diku jashtë Shqipërisë. Por për momentin nuk mud të them gjë tjetër.

Denisa a është feministe?

Feministe jam. Jam shumë pro fuqizimit të gruas, ngritjes në karrierë të saj, plotësimit të të gjitha pritshmërive dhe ambicjeve që ka. Vajzat e gratë nuk duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të izolohen nga dija, nga shoqëria, nga puna dhe kultura. Familja ka rolin e saj, por po kaq e rëndësishme është dhe vetvetja. Ata duhet të japin kontributin e tyre në profesion. Sepse e bëjnë dhe shumë mirë madje.

Pika më e fortë që ke?

Kurajoja ime më e madhe quhet Ajla, goca. Çdo mëngjes nis me fytyrën e saj që më mbush me jetë dhe më lehtëson nga çdo lodhje në mbrëmje. Jeta profesionale dhe personale kanë një balanc shumë të mirë në jetën time. Kjo më ka ndihmur të arrij këtu ku jam, e të vazhdoj më fort përpara. Sepse në çdo vendim kam pranë njerëzit që dua dhe më mbështesin, duke u kthyer në forcën time.

Idhulli yt?

Idhulli im është familja. Në çdo gjë që kam bërë, dua që ata ti bëj krenarë dhe në një farë forme ti shpërblej për të gjitha sakrificat që kanë bërë për mua.

Çfarë i thua vetes kur zgjohesh?

Në fakt zgjohem shumë e motivuar. Ndoshta sepse kur kërkon të ndjehesh dhe je e motivuar në çdo aspekt e shikon jetën më me optimizëm. Çdo ditë mendoj të bëj maksimumin tim. Unë krenohem me prindërit e mi dhe dua që vajza imë ta bëjë më mua.

Çfarë mendoni se po i ndryshoni ambienti me punën tuaj?

Unë punoj dhe jap shembullin tim, sepse besoj që njerëzit sidomos të rinjtë të fuqizohen. Mungojnë ende vendet e punës, do të doja të krijoheshin shumë. Kështu nuk do të emigronin të rinjtë. Ku ka më mirë se në vendin tënd, mund të jesh e plotësuar profesionalisht dhe në aspektin personal.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Farmir Kapllani   e Shtunë 29 Shkurt, 2020

    Suksese la e me lart te uroj ! Me pune ,pasion,deshire ,vullnet njeriu arrin gjithcka URIME