Lunulat: pse thonjtë tuaj mund të deformohen?

Kur keni shenja të bardha në formë gjysëm hëne tek thonjtë tuaj është shumë e rëndësishme dhe duhet të keni kujdes të mos e dëmtoni. Kjo gjysmë-hënë ndryshe quhet edhe lunula (në gjuhën latine: Hënë e vogël), dhe është pjesë shumë e ndjeshme e thoit. Lunula, nëse dëmtohet, i gjithë thoi do të deformohet përgjithmonë. Nëse e dëmtoni pjesën tjetër të thoit ose nëse iu bie thoi, lunula do të qëndroj në vendin e vet. Në mjekësinë alternative lunula tregon shumë informacione të rëndësishme për shëndetin tonë të përgjithshëm. P.sh., mjekësia tradicionale kineze beson se mungesa e lunules tregon se jeni anemik apo keni mungesë të vlerave ushqyese, ndërsa lunula e zbehtë apo me ngjyrë blu, tregon se mund të keni diabet. Sidoqoftë, nëse lunula e një personi mban ngjyrë të kuqe, ai/ajo mund të jetë duke vuajtur nga ndonjë sëmundje e rrezikshme kardiovaskulare. Mungesa e lunules apo lunula shumë e vogël tregon se mund të keni probleme me tretjen, gjë që ndodh për shkak të metabolizmit të ngadaltë. /Anila Kalleshi/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet