Masat kundër COVID-19/ Autoriteti i Ushqimit: Shitësit të shmangin prekjen e bukës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë kësaj periudhe ka në fokus të veçantë të punës së saj, monitorimin dhe kontrollin nga afër të furrave të bukës, ku përveç kushteve higjienike si mbajtja e dorezave, maskave dhe respektimi i distancës ndërmjet klientëve, si masa të rëndësishme ndaj koronavirusit, ka ndërmarrë edhe trajtime për shërbimin e bukës.

Inspektorët e AKU-së kanë udhëzuar shitësit e bukës që të shmangin në mënyrë kategorike prerjen e bukës, pasi kjo gjë sjell intoksinimin e saj dhe cënon shëndetin e konsumatorëve.

Shtimi i masave higjienike dhe zbatimi me rigorozitet i udhëzimeve dhe këshillave të inspektorëve të AKU-së do të shërbejnë për rritjen e sigurisë dhe shmangien e përhapjes së koronavirusit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit fton të gjithë konsumatorët që të refuzojnë bukën e prerë duke u bërë kështu bashkë në forcimin e mëtejshëm dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet