Maskat nuk parandalojnë përhapjen e virusit, vendosen tek ata që janë të sëmurë

Në një konferencë në sallën e emergjencave në Rinas, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriu u pyet në lidhje me thashethemet se farmacitë shqiptare kanë mungesë të maskave. Ministrja u shpreh se rrjeti farmaceutik është privat, ndërsa shton se spitalet dhe qendrat shëndetësore kanë marrë të gjitha masat dhe kanë furnizimin e nevojshëm. “Kjo është një pyetje shumë e drejtë, dhe besoj se kërkon një përgjigje që do të përmbushë pritshmëritë tuaja. Është koha që edhe këtu të flas sipas mendimit të ekspertëve. Ata theksojnë se maskat nuk parandalojnë përhapjen e virusit, por vendosen te ata që janë të sëmurë, ose i shërbejnë dikujt që ka probleme me shëndetin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet