Mbani larg njerëzit që nuk ju mbështesin!

Merrni distancat nga ata që nuk ju mbështesin, nuk ju inkurajojnë, nuk ju stimolojnë të rriteni dhe të përmirësoheni. Të mbash afër personat që ju japin forcë, ju mbështesin, është një prej gjërave më të mira që mund të bëjmë në këtë jetë. Për xhelozi, apo gjëra të tilla të përafërta, sinqerisht nuk keni nevojë! Të rrethohesh me energji pozitive është rruga udhëheqëse drejt turbolencave që jeta ju vë përpara, rregullisht. Njerëz që mendojnë se i dinë të gjitha, se e kanë kaluar para jush, ju ftohin në vend që t'ju ngrohin, janë më të këqijtë. Mbani përherë një gjykim të ftohtë dhe bëni gati një strategji për ti sabotuar, sa më parë! Ruhuni nga njerëzit e palumtur që vetëm ju influencojnë me negativitetin e tyre, ju dhe këdo që takojnë. Nuk durojnë dot që të tjerët të buzëqeshin, të ecin para, të ëndërrojnë dhe të pushojnë botën. Sigurisht nuk duhen ngatërruar më miqtë e sinqertë, që me të vërtetë shprehin një mendim të tyre për të mirën tuaj, qofshin shokë apo të afërm. Ky është ndryshimi mes tyre dhe hipokritëve që vetëm ju marrin energji. Nga sjellja që mbajnë mund të kuptoni më shumë. Nëse janë vërtet të interesuar t'ju ndihmojnë apo thjesht duan t'ju pengojnë në rrugën tuaj!

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet