Anila Kalleshi, themeluese e ''Anila Kalleshi Center''

Mbretëresha e dietave nuk ndalet: Anila Kalleshi merr trofeun ''Visionary Leader Extraordinary'' në San Francisco

Anila Kalleshi mund të quhet padyshim dietologia më e famshme dhe e besueshme në Shqipëri. Pranë qendrës së saj dobësohen thuajse të gjithë vipat të cilët këshillohen për ushqimet që duhet të konsumojnë. Kjo për faktin e thjeshtë se Anila ka një bazë shumë të mirë shkencore, e cila është njohur ndërkombëtarisht.

Në fakt zyra e dietologes është një arenë me çmime, trofe e libra që mbajnë firmën e saj, apo kopertinat e revistave. Anila Kalleshi është shumë aktive. Ajo e ndërthur shumë mirë aftësinë e saj në punë, të cilën e rinovon dhe e përmirëson vazhdimisht, me një stil të vetin në veshje. Është shëmbulli tipik i gruas që e ka krijuar veten e saj nga zero, duke patur si shkëndijë pasionin për cilësinë e jetës, shëndetin, dhe të bukurën. Grua në karrierë dhe biznesmene. Ajo është vazhdimisht nëpër udhëtime dhe konferenca jashtë, vazhdimisht në qendër të lojës, e updatuar me të rejat e profesionit. Anila Kalleshi ka përherë një projekt në sirtar, që mendon ta realizojë më vonë, por pas disa kohësh që e takon ajo e ka realizuar.

Ka një numër rekord ndjekësish në faqet e facebookut dhe të instagramit dhe agjendë të ngjeshur takimesh ditore. Anila Kalleshi mund të konsiderohet padyshim guru-ja e dietës dhe mirëqënies në Shqipëri, pikë referimi për ekulibrin e shëndetit.

Ndalesa e saj e radhës ishte në San Francisco ku i shtoi trofeve të saj në zyrë një tjetër më 24 gusht 2019, “Visionary Leader Extraordinary Award and Victorious 2019”.

Komiteti i Nominimeve të WORLDCOB Konfederatës Botërore të Biznesit me qendër në Orlando organizon një ceremoni të përvitshme të anëtarëve Elitarë të fushave të ndryshme të shkencës, mjekësisë dhe biznesit në tē gjithë botën, lidhur me kontributin dhe shërbimet korrekte që i ofrohen njerëzimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet