Më mirë të kesh afër njerëz të rreptë dhe të ndershëm, sesa të ëmbël dhe fals

Para se të kuptojmë natyrën e vërtetë të dikujt mund të duhet ca kohë, por nuk është kurrë vonë të mbrohemi. Gjatë jetës kemi të bëjmë me shumë tipe njerëzish, në punë, jetë apo rrjete sociale. Persona me personalitet të ndryshëm dhe secilia prej tyre, unik në karaktëristika.

Gjithsesi vetëm nesë do të qëndrojmë afër atyre që janë të sinqertë, do ti bëjmë një favor vetes sonë. Por nuk është e lëhtë të kuptojmë se kujt mund ti besojmë me të vertëtë, sepse njerëzit vënë maska në marëdhëniet e tyre me të tjerët, sipas interesit, dhe disa mendojnë vetëm për vetën e tyre.

Prandaj duhet kohë që të arrijmë të njohim me të vërtetë natyrën e dikujt, por nuk do të jetë vonë të mbrohemi nga kjo. Shumë prej nesh ngatërrojnë mendjelehtësinë me sinqeritetin dhe njerëzit e vrazhdë me mashtruesit. Gabojnë gjithsesi sepse qëllimet e mira nuk janë gjithmonë sinonim i ëmbëlsisë. Një njeri i qetë dhe i ëmbël mund të ketë qëllime të tjera.

Por dhe hipokrizia nuk lidhet gjithmonë me sjelljet e egra. E vërteta është se nuk mund ti njohim njerëzit nga aparenca. Ajo që ne shohim është ajo që të tjerët duan që të besojmë. Ajo gjë do të na zhgënjejë sepse ne kishim pritshmëri të tjera. Në këto raste falja është e domosdoshme, duke patur parasysh dinjitetin tonë, sepse nuk duhet ta humbasim për askënd veten tonë.

Por duhet të përpiqemi të kuptojmë kendvështrimin e tjetrit dhe historinë e tij. Errësira e tij është lufta e brendshme e individit që ne nuk e njohim. Nëse duam ta ndihmojmë atë, duhet të evitojmë që të mbartim historitë dhe lufrat e tij të brendshme. Në këtë mënyrë ne nuk lejojmë që të tjerët të na dëmtojmë më dhimbjen e tyre. Shpesh herë është më mirë të negociojmë me njerëz transparent, pasi vetëm në këtë mënyrë dime se në çfarë terreni jemi më të vërtetë.

Nëse do t’ju duhet të keni të bëni me këta njerëz, mos i evitoni, por flitni me sinqeritet me ta. Vetëm nëse e përballojmë situatën më gjoks hapur, do të dalim më të fortë. Ta fshehësh kokën nën rërë nuk të sjell gjë të mirë. Nëse keni të bëni me njerëz jo të sinqetë të paktën tregohuni ju të tillë me ta. Ajo që na mbron është gjithmonë ndershmëria, qoftë e jona, apo ajo e dikujt tjetër. Gjithmonë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet