Mëso të imponohesh me respekt dhe pa agresivitet

Mëso të vlerësosh veten kur është e nevojshme. Kjo vlen në të përditshme, në dashuri, miqësi, por dhe në familje. Hapësirat janë për tu respektuar, dhe aty ku e jotja mbaron fillon ajo e dikujt tjetër. Të lëshosh diçka është e rëndësishme, të ndash diçka me dikë, po ashtu, por të përdoresh gjithmonë, apo ti vendosësh nevoja tuaja në plan të dytë, apo të tretë, nuk është e shëndetshme. Duhet të vendosim kufinj në të gjitha marëdhëniet tona me të tjerët. Të mësosh të imponohesh me respekt dhe pa agresivitet është e rëndësishme.

Duhet të japin, kjo është e vërtetë. Të bëjmë mirë, pa parë se kujt po i bëjmë mirë. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të filtrojmë, apo të vendosim kufinj, të vendosim prioritete, që nuk mund të jenë përherë ato të dikujt tjetër. Bota është e mbushur me individë që përpiqen të të shfrytëzojnë duke u hequr si miq të tu. Me siguri dhe ju njihni ndonjë. Është e rëndësishme të ruhet një lloj reciprociteti në marëdhëniet me të tjerët, bashkëpunim dhe ndihmë reciproke. Largohuni nga kushdo që do të përfitojë nga ndihma jote.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë në këtë jetë është të gjejmë ekuilibrin, dhe kur ta gjejmë ta mbajmë. Edhe familja jonë e ka për detyrë të ruajë dhe të respektojë hapësirat tona, dëshirat, vendimet, nevojat dhe prioritetet që kemi. Mbase duket absurde por shpesh duhet ti mësojmë të tjerët sesi të na trajtojnë. Kjo do të thotë të duash veten dhe të kesh dinjitet. Mënyra sesi na trajtojnë të tjerët varet nga sa e duam dhe si e trajtojmë ne veten tonë. Nëse mësojmë të kujdesemi për shpirtin, psikologjinë, apo shëndetin tonë do ti trajtojmë dhe të tjerët me po të njëjtën formë. Mirësjellja, bujaria nuk janë dobësi. Nuk duhet ti nënshtrohemi dëshirave të të tjerëve. Meritojmë respekt, dashuri dhe vlerësim si të tjerët dhe për këtë duhet t'ia kujtojmë gjithmonë vetes sonë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet