Mielli i orizit dhe vlerat ushqyese te tij

Mielli orizit përfitohet nga disa fara të cilat quhen Oriza Sativa. Është i pasur me niseshte, dhe nuk përmban shumë proteina. I siguron trupit tonë këto dy gjëra: Vitaminat e grupit B: Vetëm se duhet të jetë miell orizi integral,që t’i jap trupit tonë vitaminat B6,B3,B2 dhe B1 por edhe vitaminën E. Eshtë pa gluten: Mielli orizit njësoj si dhe nga drithëra që është marrë,është pa gluten. Prandaj dhe personat që kan probleme me tretjen e glutinës ,mund ta konsumojnë. Për të shfrytëzuar në maksimum potencialet e miellit të orizit ,është e mira ta zgjedhim integral dhe nga agrokultura bio.

KALORITË DHE VLERAT USHQYESE: Mielli orizit i ofron organizmit tonë 360 kalori per 100 gr. Ndërsa për vlerat ushqyese më poshtë do të listojmë një listë me to që t’i njihni më mirë:

• Ujë: 12.3 g

• Proteina:7.3 g

• Kolesterol: 0 g

• Karbohidrate: 87 g

• Niseshte: 79.1 g

• Sheqerna: 0 g

• Fibra : 1 g

• Fibra të patretshme: 0.1 g

• Fibra të tretshme: 0.9 g

• Alkool: 0 g

• Sodium: 4 mg

• Potasium: 104 mg

• Hekur: 0.4 mg

• Kalcium: 7 mg

• Fosfor: 90 mg

• Tiamina: 0.05 mg

• Riboflavin:0.04 mg

• Niacin: 1.4 mg

• Vitamina A: 0 mg

• Vitamina C: 0 mg

• Vitamina E: 0 mg

Mielli orizit mund të zëvëndësoj miellin e grurit në përgatitjet e recetave të kripura por edhe të ëmbla, të përshtatshme për personat që kanë intolerancë ndaj glutenit. Për ata që nuk kanë këto probleme mund ta përdorin miellin e orizit të përzier me një miell tjetër sipas dëshirës për të përgatitur beshamel,torta,biskota,pasta ,crackers edhe shumë lloje të ndryshme recetash. Përdoret edhe si hollues supash, salcash ose dhe në rizoto për ta bërë kremoze pa përdorur gjalpin. Mjafton vetëm 20 gr miell orizi për ta shtuar në pak ujë të nxehtë përpara se të përzihet me rizoton në minutat e fundit, e trazojmë me lëvizje të shpejta dhe ja ku kemi një rizoto kremoze e shijshme! Sikur të mos mjaftojnë gjithë këto veti të miellit të orizit, kemi dhe disa receta bukurie që përgatiten me miellin si ingredient kryesor. Ky përbërës përdorej dhe në Egjiptin e lashtë për maska dhe pastrues për fytyrën. Kjo sepse orizi ka veti qetësuese dhe ushqyese për lëkuren.

PLUHUR I PËRGATITUR VETË: Përzieni 2 lugë miell orizi dhe 1 lugë niseshte misri. Pasi ta keni përgatitur hapeni ne fytyren tuaj me një furçë fytyre dhe kjo do të bëj që make up-i juaj të duket shumë natyral dhe do t’ju zgjas më shumë se zakonisht.

DEODORANT NATYRAL: Duke hedhur pak miell orizi poshtë krahëve ju absorbon aromën e keqe, eliminon djersën dhe në të njëjtën kohë e bën lëkurën shumë të butë.

MASKË PËR FYTYRËN: Maskë ushqyese për fytyrën, e mirë dhe për fytyrën me yndyrë ose me njolla. Realizohet me 4 lugë miell orizi dhe 3 lugë me lëng limoni të shtrydhur. Pas 20 minutash shpëlani fytyrën me ujë të vakët. /AnilaKalleshi.com/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet