Ministria e Shëndetësisë: 10 këshilla për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi është duke u kujdesur për higjienën personale.

Ja 10 këshilla për t’u mbrojtur nga koronavirusi, publikuar nga Ministria e Shëndetësisë:

Larja e shpështe e duarve, mbulimi i gojës kur tështini, shmangia e prekjes me dorë të hundës, gojës dhe syve janë disa nga këshillat që Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë për qytetarët. Gjithashtu këshillohet që sipërfaqet të pastrohen me dezinfektantë me bazë klori ose alkooli.

Ministria e Shëndetësisë këshillon qytetarët të shmangin kontaktin e afërt me persona të prekur nga infeksionet aspiratore akute dhe sugjeron që të përdoren maskat vetëm nëse dyshojnë se janë të sëmurë apo po ndihmojnë njërëz të tjerë të sëmurë, duke shtuar se nuk është e nevojshme të përdoren antibiotikë përveç rasteve kur përshkruhet nga mjeku.

Në fund Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale këshillon që çdo qytetar të kontaktojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare mjekësore në rast se keni më pak se 14 që jeni kthyer nga vendet e prekura dhe keni shenja të sëmundjes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet