Mish qingji me këpurdha

Nëse keni pak më shumë kohë për të eksperimentuar me recetat tuaja të kuzhinës, atëherë më poshtë po ju shkruajmë një pjatë të thjeshtë me mish qingji, për katër veta. Në një tenxhere hidhni ujë me pak kripë, pastaj katër këpurdha. Lërini të ngrohen për 30 minuta.

Në një tigan vendosni mish qingji të ndarë në copa (500gr) dhe fërgojeni pak, me gjalpë, hudhër, romarinë. Bashkojani dhe rreth 400 gram patate të reja, të ndarë në copa.

Hera-herës hidhini pak brodo pule, dhe vendosini kapakun. Pas pak minutash hidhini të gjitha në tepsi dhe lërini në furrë për 180 gradë. Pas 30 minutash shtoni 200 gr., qepë, 8 karrota, këpurdhat. Lëreni dhe për 30 minuta të tjera.

Merrni gjithe lëngun, pa qepët dhe hidhjani hera herës mishit me lugë. Duhet të merret i ngrohtë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet