Mos u inatos asnjëherë: dëgjo, vëzhgo, reflekto, dhe nëse duhet, largohu...

Largësia emotive, pra të mësosh sesi të menaxhosh situatat e sikletshme, të bësh zgjedhjet e duhura, të japësh përgjigjet e duhura, është objektiv i vështirë për tu arrirë. Të gjithë atyre që u është dashur të bëjnë llogaritë më situata zhgënjyese e dinë këtë. Për të mësuar largësinë emotive duhet ti shohësh situatat me qartësi dhe të menaxhosh situatat që provokojnë inate, por pa humbur forca dhe energji. Qetësia dhe qartësia e veprimit janë themelore për të gjetur zgjidhjet më të mira, për përgjigjet që kërkojmë. Por çfarë duhet të bëjmë për të mësuar largësinë emotive? Nuk ekzistojnë përbërës magjik apo formula të gatshme. Nga ana tjetër duhet të mbahen parasysh dhe faktorë të tjerë po ashtu, si rrethanat, apo lloji i marëdhënies.

Të marrësh distancat nga dikush që për ne do të thotë shumë është vështirë. Ka njerëz që i ndjejmë kaq shumë sa na duket e pamundur ti largojmë.

Kur na shfaqen emocione të tilla si inat, befasi, zhgënjim, është mirë të mos veprojmë. Ti lëmë të kalojnë. Të kontrollosh emocionet e tua është e rëndësishme, por si çdo profesion tjetër mësohet, më kohën. Kur të arrini të vendosni distancën e duhur ndërmjet jush, dhe asaj çfarë ju ka ndodhur, mund të dëgjoni zërin e brendshëm se çfarë ju sugjeron. Intuita e lirë nga emocionet është e drejtë, sepse bazohet tek ndjenjat. Me largësinë emotive do t'ia dilni të kupton nëse ajo stuatë e veçantë meritonte një zgjedhje drastike, apo duhej vetëm të injorohej.

Kjo është e rëndësishme për ne, por dhe për ata që na rrinë afër. Duhet t'ia dalim, sepse nepërmjet kësaj arrijmë të evitojmë zgjedhje për të cilat mund të pendohemi në të ardhmen.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet