Nail Art, rreziku që takon kancerin

E kush nuk do të ketë thonj të bukur? Të lyer, të pastër, me shumë ngjyra të bukura. Të gjithë i duan, të gjithë shpënzojnë për ti patur. Në lidhje me këtë ka shumë pyetje që meritojnë një përgjigje nga ekspertët e artit të thonjve. Xheli a bën mirë? Përdorimi i gjithë atyre produkteve me kimikate brenda, a bën mirë? Ekspozimi në rreze UVA a rrezikon?

Një studim i bërë në SHBA ka nxjerrë si konkluzion se gratë që merren me bërjen e thonjve janë më të ekspozuara ndaj rrezikut të kancerit. Në fakt studimi tregon se estetistet që merren me manikyr dhe pedikyr janë më tepër të ekspozuara ndaj kancerit. Një grup studentësh të universitetit të Colorados evidenton lidhjen që ekziston ndërmjet tumorit dhe beautician-eve. Punëtoret e salloneve të bukurisë janë më tepër të ekspozuara ndaj këtij rreziku. Përdorimi i kimikateve për thonjtë rrit mundësinë e kancerit rreth 100 herë më shumë.

Në studim lexohet se ekspozimi ndaj këtyre substancave për një hark kohor prej 20 vitesh bën që subjekti të ketë një rrezik të lartë të sëmundjes së kancerit. Ata që punojnë nëpër qendrat estetike ndjejnë të vjella, dhimbje koke, irritime me sytë etj.

Studimet tregojnë se klientët nga ana tjetër nuk rrezikojnë sepse gjithçka varet nga koha që qëndrohen në kontakt me këto substanca.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet