Në jetë gjithçka kthehet si për mirë, ashtu dhe për keq

Sa herë i keni dëgjuar këto fjalë gjatë jetës suaj? Ndryshe, jeta është një rrotë që sillet. Gjërat e mira tërheqin të mirat, apo e kundërtat të tyret. Nuk janë thjesht fjalë për tu thënë, por e kanë një bazë. Shpjegimi në lidhje me këtë qëndron tëk principi I tretë I dinamikës. Pricipi I veprimit dhe kundërveprimit, të Newton.

Një ligj universal I vlefshëm për të gjithë pavarësisht nga besimi ynë apo feja. Keni parasysh kur gjeni një portofol në rrugë? Ka raste kur portofoli I kthehet pronarit, dhe personi në fjalë konsiderohet pak teveqel. Sjelljet jokorrekte, konsiderohen disa herë të duhura. Keni dëgjuar shprehjen, të gjithë vjedhin, pse ti jo? Ai që vjedh konsiderohet I shkathet, I fortë, I mirë. Gjithsesi ju mos e përdorni kurrë njeriun. Trajtojini si qëllim jo mjet. Ajo çfarë ka rëndësi është që ju të ndjeheni mirë me veten dhe të tjerët.

Vetëm në këtë mënyrë mund të gjni paqen më veten tuaj. Kujtoni se asnjë njeri nuk është ishull, ashtu si dhe faktin që jeta në fund kthen gjithçka. Kjo gjithsesi nuk do të thotë se do të shpërblehemi gjithmonë për veprimet e mira. Nëse mendoni këtë, atëherë ndoshta duhet të ndryshoni këtë formë të menduari. Përpiquni të krijoni një prespektivë të re, pozitive, ndryshoni mendimet tuaja. Mos prisni asgjë, as një dashuri. Mos prisni gjë në kthim. Ka kaq pak dashuri jashtë. Toleroni, jepni dashuri dhe ndjehuni mirë. Jemi gjithmonë një komunitet që jeton mbi këtë planet. Mos I beni keq vetes, të tjerëve, ambjentit, kafshëve. Lini mënjanë urrejtjen dhe zilinë, për veten tuaj. Për të patur më tepër paqe brenda vetes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Tano VL  e Martë 19 Mars, 2019

    Kush ta tha