Shtatë milionë viktima nga duhani. Obsh kërkon rritje taksash

Organizata botërore e shëndetësisë ka bërë thirrje për rritjen e taksave të cigares dhe ndalimin e promovimit të produktit. Me rastin e ditës botërorë pa duhan, OBSH dha shifrat e vdekjes së konsumatorëve të duhanit. Ajo përllogarit për herë të parë kostot shëndetësore dhe ekonomike të duhanit dhe impaktin në mjedis. Nga 4 milionë që ishi në fillim të shekullit të XXI, sot numërohen 7 milionë viktima në vit nga duhani. Kostoja e saj (në aspektin e shpenzimeve shëndetësore dhe të humbjes së produktivitetit) vlerësohet në më shumë se 1 400 miliardë dollarë, ose 1,8 për qind e prodhimit të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të botës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Tori  e Martë 30 Maj, 2017

    Ti hiqnin fare nuk eshte keq