Nganjëherë delja e zezë është personi më i shëndoshë në familje

Brenda në një familje quhet "delja e zezë" ai njeri që vë gjithçka dhe këdo në diskutim: ai që guxon, që përballet, që kërkon të rinovojë traditat, dhe nuk e do hipokrizinë. Është shumë e vështirë të gjesh një parametër në gjëndje që të vendosë se çfarë mund të konsiderohet normale dhe çfarë jo.

Për disa normaliteti është i lidhur me sjellje sociale të standartizuara, për të tjerët lidhet me koncepte fetare, e kështu më radhë. Fakt është se disa herë normaliteti ngatërrohet me qetësinë dhe të qënurit i bindur. Sa herë krijuar një bindje të gabuar për dikë që vishet në mënyrë të papërshtatshme? Në fakt pamja e jashtme nuk ka të bëjë fare me esencën e njeriut.

Por megjithatë bota që na rrethon e mbështet gjykimin mbi pamjen e jashtme. Prandaj bëhet shumë e vështirë që shohësh esencën e dikujt, si është në të vërtetë. Rëndësi ka ajo çfarë ne bëjmë dhe jo ajo çfarë ne shohim në sipërfaqe. Brenda nukleut të familjes nuk është e rrallë që ti shohim si dele të zeza ata persona që sfidojnë. Askush nuk ka pse mban në këmbë një martesë të falimentuar, apo të vishet sipas modës, vetëm sepse kështu kanë bërë të tjerë para tij.

Guximtarët gjithmonë promovojnë progresin dhe i hapin rrugën të tjerëve. Shpesh delja e zezë është dikush që nuk do ti përmbahet rregullave shoqërore të të tjerëve, ose me saktë: ai që kurrë nuk ka lejuar që të tjerët ta pranojnë, në këmbim të lumturisë së vet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet