Pse është mirë që të hamë vetëm. Ja 8 këshilla të vlefshme

Jo gjithkush preferon të hajë vetëm, por Sheila Dillon ka zbuluar disa këshilla në një program ushqimi. Por edhe pse më tepër se gjysma e të rinjve në kohën e ushqimit janë vetëm, kanë gjetur 8 arsye se pse të mos jesh i shoqëruar gjatë ngrënies mund të jetë diçka e mirë.

Ha çfarë të duash vetë

Të hash vetëm të lejon konsumimin e asaj që dëshiron pa u merakosur në lidhje me preferencat e të tjerëve. Mbase ke gjetur një dashuri të re ushqimi apo aromë që ti e dashuron gjithnjë për ta konsumuar. Ose mbase preferon të konsumosh karbohidrate dhe je mërzitur nga pjata me patate apo një pjatë me makarona. Kur nuk ke asnjë që të të vëzhgojë dhe gjykojë për zgjedhjen tënde, ti ndihesh vërtet i-e lumtur të përzgjedhësh kulinarinë që preferon nga reçeli i luleshtrydheve tek sanduiçët me salcë bananeje.

Nuk ke nevojë të ndash ushqimin

Ke kërkuar një pjatë me peshk të freskët, në mënyrë që miqtë e tu ta provojnë pak? Të ndash ushqimin me të tjerë nuk është keq, por jo aq sa të humbasësh gati 25 për qind të sasisë se peshkut për qejt të të tjerëve. Ngrënia pa shoqëri mund të jetë e qetë, por të ofron shans të konsumosh një darkë të shijshme pa u shqetësuar se pranë do kesh edhe një gojë tjetër për të ushqyer.

Ide për të mbajtur trupin në formë dhe dietën e shëndetshme

Nëse po mundohesh të ndjekësh një plan të mirë ushqyes, ngrënia vetëm është zgjidhja e duhur. Kërkimi i prezantuar nga Shoqata Amerikane e Zemrës, u sugjeron atyre që mbajnë dietë se kanë 60 për qind më tepër rrezik të shëndoshen kur hanë me të tjerë. Një studim tjetër nga psikologët e universitetit shtetëror të Georgias, treguan se ata që hanë në grup kanë mundësi të kenë rrezik shtimi në peshë mbi 44 për qind. Nëse miku juaj apo familja ka si zakon gatimin e ushqimeve të shumta dhe me krem, do të ishte më mirë të shpenzonit kohë më tepër vetëm.

Mund të hash me shpejtësinë dhe qetësinë tënde

Kërkuesit sugjerojnë se zakonisht ngrënia reflekton sjelljen e personit me të cilin je në ato momente. Një studim thekson se teksa dy gra të reja janë duke drekuar, ato janë duke ngrënë me të njëjtën shpejtësi, në mënyrë që sejcila prej tyre konsumon një kafshatë menjëherë pasi mikesha e saj ka nisur të përtypë kafshatën e radhës. Duke ngrënë vetëm, do ta kesh më të lehtë të konsumosh ushqimin si të duash në kohën tënde dhe në sasinë që dëshiron.

Të jep shansin të fokusohesh tek shijet

Fut ushqimin në qendër teksa ha vetëm. Do të thotë që ta marrësh seriozisht shijimin e ushqimit dhe kënaqësinë e aromës, pa u shqetësuar se miku apo mikesha jote po të flet për makinën e re që ka blerë apo blerjen e çantës se markës më të fundit duke të shpërqëndruar nga shija dhe aroma e ushqimeve që të rrethojnë.

Ha jashtë dhe kënaqu edhe me pamjen

Ngënia vetëm ndonjëherë është jo edhe e kënaqshme, por duke parë se çfarë ndodh përreth në jetën reale është më mirë se të jesh brenda mureve të shtëpisë. Restorantet e mbushura shpesh të japin mundësinë të jesh i zënë dhe ndonjëherë është më mirë të ulesh pranë dritares sesa tek ndonjë karrike pranë banakut. Nëse merakosesh se dukesh vetëm dhe pa njëri përkrah mos u mërzit. Ngrënia vetëm është një proces në rritje me 87 për qind të britanikëve. Madje këta të fundit duket sikur ndihen të kënaqur nëse hanë vetëm. Studimi i Open Table ka rezultuar se rezervimi i tavolinave vetëm për një person është dyfishuar brenda dy viteve duke shtuar shanset se ti nuk duhet të jesh i vetmi person që zgjedh të darkosh vetëm dhe vetëm brenda një tavoline.

Nuk do të dëgjosh të tjerët të përtypen

Nëse zëri që vjen nga dikush që po përtypet duke ngrënë të ngre nervat, ngrënia vetëm është zgjidhja e duhur. Darkat e vetmuara janë mundësi e mirë për të qenë larg trokitjes së gotave, kërcitjes së lugës apo pirunit në pjatë nga të tjerët. Për disa persona, tingujt që lëshohen teksa të tjerët janë duke u përtypur krijon një irritim të madh. Misophonia është një reaksion i madh tek procesi i përtypjes me zhurmë, duke bërë që të nisë procesi i grindjes me veten.

Mund të hash kur të duash dhe ku të duash

Që nga ushqimet e skuqura në orën 5 pasdite deri tek tosti dhe çaji teksa bën dushin e mëngjesit, ngrënia në vetminë tënde të ofron mundësi pafund se kur dhe ku të hash. Anashkalo ushqimet shumë të forta menjëherë, ose mund t’i konsumosh gjatë ditës. Askush nuk do ta dijë se ku dhe kur konsumon një pako me hudhra gjatë mëngjesit apo darkës, në dush apo në ballkon.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet