Një dhomë e mirë për një gjumë të mirë

Nëse po kërkoni të krijoni një ambjent të rehatshëm për dhomën tuaj nuk është një sipërmarrje e pamundur. Për këtë ju duhet të mbani parasysh disa orientime të thjeshta të cilat do t'ju ndihmojnë të ndjeheni rehat dhe të bëni një gjumë të mirë gjatë orëve të natës.

Përsa i përket vendosjes së shtratit është mirë ta orientoni drejt lindjes. Në këtë mënyrë dielli ju zgjon me rrëzet e tij të para gjatë ditës. Në darkë dhoma juaj do të jetë më e freskët. Parashikoni që dritaret të kenë një xham të dyfishtë, kështu do të kurseni energji gjatë stinës së dimrit.

Parimet e bioarkitekturës që këshillohen nga Feng Shui sugjerojnë se pozicionet më të mira për shtratin janë ato ndërmjet veriut dhe jugut. Në këtë mënyrë koka e cila është poli pozitiv i trupit, të korrespondojë më polin negativ të tokës; kështu përmirësohen funksionet vitale të trupit gjatë orëve të gjumit. Këshilla është të evitoni orientimet ndërmjet lindjes dhe jugut.

Temperatura ideale. Për një gjumë të mirë dhoma duhet të ketë një temperaturë ndërmjet 18 dhe 20 gradë C, gjatë dimrit. Gjatë verës ka tendencë të ulet shumë temperatura e dhomës. Për të bërë një gjumë të mirë, gjatë orëve të natës nuk duhet të ketë burime drite brenda.

Edhe celulari duhet të jetë i fikur, së bashku me të gjitha dritat e tjera elektrike. Ngjyra blu është ngjyra që të gjithë këshillojnë për të bërë një gjumë të mirë. Një ambjent shumë i thatë ose shumë i lagësht nuk është ambjenti i duhur. Situata ideale parashikon që në dhomë të arrihet një nivel lagështie prej 30-50%.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet