Një mrekulli të këtij lloji do ta shohim në Korçë!

Park japonez në Shqipëri! Idea e cila ka bërë dhe xhiron e botës, është ndalur në Korçë. Punimet kanë filluar dhe parku po merr formë. Afër këtij parku po ndërtohet dhe kopshti i parë urban në Shqipëri. Kopshti urban do të krijojë mundësinë e kultivimit dhe për familjet që jetojnë në apartamente, duke marrë në përdorim një parcelë rreth 50 m2. Një hap shumë modern për të ndërtuar komunitete të bashkëjetesës qytetare europiane. Parku japonez ka ujë, dhe rerë, bimësi dhe pemë japoneze. Një rast i shkëlqyer për të kultivuar kopshtarinë.

Karakteristikat e një Kopshti Japonez? Kopshti japonez duhet të japë përherë idenë e e një hapësirë pa limit. Elementët kryesorë të kopshtit japonez janë: uji, guralecët, bimët. Në kopshtin japonez vendodhja e tyre nuk i lihet rastësisë, por shpërndahet sipas një skeme precize dhe të paramenduar. Në të, duhet të jetë dhe një mini liqen i vogël sipër të cilit ka ura, dhe vende të mirëmbajtura për meditim. Nëse do të kërkoni një vend të tillë mjafton të shkoni në Korçë!

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet