Norvegjia leksion Europës, një miliardë Euro për autostradat e biçikletave

Norvegjia ka në plan ndërtimin e një superstrade biçikletash të veçuar nga korsitë e automjeteve. Ajo do të ketë 2 sense lëvizjeje dhe do të shërbejë për të lidhur periferitë me qytetet por edhe 9 qytetet e mëdha ndërmjet tyre. Ky investim mendohet se do të kapë shifrën e 840 milionë eurosh. Kjo zgjedhje nuk bëhet vetëm për të ruajtur ambientin por edhe për qëllime ekonomike. Norvegjia po përpiqet të shfrytëzojë në maksimum energjinë e erës, ndërkohë që po përpiqet të zvogëlojë konsumin e hidrokarbureve në vend, duke e eksportuar atë drejt vendeve me konsum të lartë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet