OBSH: po vjen vala e dytë, ja ku fillon...

Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse po vjen vala e dytë. Zyrtari i lartë i Organizatës Botërore ka lëshuar një tjetër thirrje për pandeminë. Vendet europiane mund të përballen me një valë të dytë vdekjeprurëse, pasi pandemia nuk ka mbaruar ende, tha zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit. Thirrja i drejtohej vendev që kanë filluar me lehtësimin e masave kundër pandemisë. Numri i rasteve është drejt rënies por pandemia nuk është në fund. Epiqendra e shpërthimit tani është në lindje, me numrin e rasteve në rritje në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi dhe Kazakistan. "Unë jam shumë i shqetësuar për një valë të dyfishtë, në vjeshtë, ne mund të kemi një valë të dytë të Covid dhe një tjetër të gripit sezonal ose fruthi," tha Kluge.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet