Gazetaria: OKB u kërkon mediave të nxisin një qasje më konstruktive për lajmet

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ndërmarrë një nisëm për të nxitur median drejt një qasieje më konstruktive ndaj lajmeve. Zyrtarët e OKBsë argumentojnë se shumë njerëz ndihen të pafuqishëm nga lajmet e kronikës së zezë dhe politikës, ndaj media duhet të riformulojë veten duke sjellë alternativa më pozitive. Nisma e OKBsë është mbështetur edhe nga Sir Martyn Lewis ish prezantuesi i BBC News në vitet 80 dhe 90të. Drejtori i përgjithshëm i OKBsë Michael Moller gjatë një emisioni radiofonik për BBC u shpreh se: ”Gazetat, radiot edhe televizionet duhe të dedikojnë më shumë hapsira ndaj ndihmave që organizata që ai drejton ka ofruar nëpër botë. "Në një botë të 7 miliardë njerëz, me një kakofoni të zërave që janë shpesh janë keq-informuar në bazë të agjendave të ngushta. Ajo për të cilën ne kemi është një media e përgjegjshme e edukuar, të angazhohet në fuqizimin e njerëzve dhe të shërbejnë si kundrapeshë ndaj pushtetit politik. Media ka nevojë për për të ofruar alternativa konstruktive ndaj lajmeve dhe ne duhet të gjejmë njëzgjidhje që na frymëzojnë për veprim. Gazetaria konstruktive ofron një mënyrë për të bërë këtë,-ka vijuar më tej deklaratën e tij Moller.Ndërsa ish prezantuesi radiofonik Lewis është shprehur: Kanë kaluar pothuajse 23 vite që nga dita që unë kam folur për nevojën e medias për të balancuar median. Këtë deklaratë e keqkuptuan në të kaluarën. Nuk kërkoj një gëzof që të mbuloj lajmet e vërteta. Dua vetëm ta shikoj median të angazhuar jo vetëm për të raportuar problemet, por edhe të gjej zgjidhje për problemet. Theksoj se kjo qasje absolutisht nuk do të thotë heqje dorë nga qasja tradicionale e gazetarisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet