Opinion: evazioni me librat, L100 - 200 kusur më pak qytetarëve: shitjet pa kuponë

TIRANE - 50, 100 deri në 200 Lekë më pak merr kusur nëse blen një libër në panairin e librit në Tiranë. Kulmi. Nuk kishte botues, apo përfaqësues të shtëpive botuese të të jepte kusur në dorë, më pak se 100 - 200 Lekë. Kuponi shihej rrallë dhe aspak. Sipër stendave të librave kishte tabela të vogla ku hera herës shkruhej zbritje -20%, por kur njerëzit afroheshin dhe blinin librat nëpër reklama, shtëpitë botuese të zhvasnin në formën më të pastër dhe prepotente si të mos ishte asgjë. Jo vetëm diku, por kudo ndodhte e njëjta gjë. Blije dhe nuk merrje kusur nën 200 Lekë. Nuk ndodh askund që ti futet dora në xhep qytetarit në këtë formë, kaq arrogante, të dukshme dhe pretenduese. Pse të mos fillojmë ta ndajmë mendjen, meqë "kuponat" janë fjalë dite kudo. A duam ti mbledhim taksat apo ti ndajmë njerëzit në ca të njerkës e ca të nënës këtej pari ? * foto©Ivana Dervishi

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. goni  e Diel 15 Nëntor, 2015

    vertet asnje nuk te jepte kusur po tatimoret ku jane ?