Paqja e brendshme vjen kur nuk influencosh më nga të tjerët

Agjencia ndërkombëtare e ilaçeve ka publikuar një raport ku thuhet se përdorimi i antidepresivëve rritet çdo vit më 8%. Kjo rritje shkaktohet nga shumë faktorë dhe nuk është e rastësishme dhe vjen për shkak të paaftësisë që kemi për të gjetur ekuilibrin dhe qetësinë.

Në të përditshmen tonë ne bombardohemi nga stimuj negativ dhe pritshmëri të cilat nuk arrijmë ti përmbushim. Prandaj hapi i parë për të gjetur ekuilibrin është të mos influencohemi nga idetë, veprimet, dhe ajo çfarë të tjerët mendojnë për ne. Gjithçka përmblidhet në një bindje të thjeshtë.

Ne jemi të aftë të vendosim, falë bindjeve tona, sigurisht dhe duke i dëgjuar të gjithë, por pa u influencuar nga bindjet që ata kanë. Për këtë mjafton të ndjekim disa rregulla të thjeshta si:

1.Mësoni të jeni selektivë. Nuk mund të bëjmë gjithçka, dhe ti pëlqejmë të gjithëve. Qetësia juaj nuk negociohet, prandaj mësoni t'u thoni 'Jo' dhe braktisni situata që për ju janë të patolerueshme. 2.Nëse merrni një vendim, shkojini deri në fund. Shumë shpesh vendosim me implus. Momenti më delikat është kur ne nuk ia vëmë veshin zërave që na sugjerojnë të ndërrojmë shpesh mendime. 3.Kujtoni se çdo ndryshim sjell shumë të panjohura. Shpesh pas një dere hapet një skenar që nuk mund ta imagjinonim se mund të ndodhte. Njëherë që ju arrini ekuilibrin që doni atëherë do të jetë e lehtë të gjeni paqen e brendshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet