Ja si duhet të përdoren deodorantët antidjersë

Chris Plante një gazetar i ‘The Verge’ ka zbuluar sesi të përdorë deodorantët, pasi ka harxhuar për vite me rradhë kanatieret dhe portofilin e tij. Ai ka aplikuar deodorantin çdo mëngjes pas dushit por përsëri i dalloheshin shenjat e djersës në bluzë. Pas transferimit në Texas ku temperaturat janë tepër të larta, Plante mësoi se deodorant duhet përdorur para gjumit. Sipas tij, deodoranti përthithet plotësisht nga trupi gjatë gjumit të natës, ndërsa në mëngjes prishet nga pikat e para të djersës apo nga uji i cili nuk është fshirë mirë me peshqir. Ai ka hapur një forum në internet për të bindur të gjithë kolegët e tij dhe personat mosbesues.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet