Përse duhet të hani mëngjesin?

Hulumtime shkencore përgjatë 20 viteve të fundit tregojnë se mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm dhe njëherazi sjellin dhe arsyet se pse nuk duhet asnjëherë të lejoni që të mos e hani mëngjesin:

1. Mëngjesi sjell vitamina: Një mëngjes i thjeshtë me sallatë, qumësht dhe fruta çdo herë sjell sasi të mjaftueshme të kalciumit, B6, hekur etj.

2. Mëngjesi ju mundëson koncentrim më të madh:

Të rinjtë që hanë mëngjes kanë treguar rezultate të shkëlqyera në teste si dhe një nivel më të lartë të përqendrimit në klasë. Ata gjithashtu janë më të gjallë dhe më kreativë. Ndërsa, të rriturit, nëse hanë rregullisht mëngjesin e tyre atëherë janë më të kthjellët në ambientin e punës si dhe më të koncentruar.

3. Mëngjesi e zmadhon mundësinë për të kontrolluar peshën tuaj:

Nga statistikat e vitit 1994 ka treguar se në një familje ku fëmijët rriten me dy prindër, fëmijët që nuk hanë mëngjes dyfish më shumë kanë gjasa të shtojnë më shumë në kilogramë se fëmijët që mëngjesin e tyre e hanë rregullisht. Shumë të rritur nuk hanë mëngjes me shpresë së do të dobësohen. Për fat të keq, ky program i humbjes së kilogramëve të tepruar do të ju dështojë. Duke ju larguar mëngjesit kjo sjellë deri tek krijimi i urisë më të madhe gjatë ditës më vonë, që pastaj rezulton në kalori më shumë.

Si të gjeni kohë dhe, çfare duhet të hani ?

Nëse i kuptuat të gjitha arsyet shkencore lidhur me rëndësinë e mëngjesit të rregullt le të veprojmë. Mirëpo si të gjejmë kohë të hamë, dhe çfarë në të vërtetë domethënë një “Mëngjes i balancuar”?

Mendoni në 3 lloje të ushqimit:

1. Zarzavate për energji; Në këtë kategori hynë zarzavatet e ziera ose të freskëta

2. Frute për t’ju sjellë fuqi vitaminash. Shumë njerëz hanë fruta vetëm një herë në ditë: në mëngjes. Mund të mos ju pëlqejë të hani banane çdo ditë po mundohuni të bëheni më kreativë dhe të hani dhe fruta të tjera!

3. Proteina për energji të përhershme. Ushqimi i mëngjesit zakonisht ka më tepër proteina, gjë që na mbanë në formë gjatë tërë ditës. Proteinat na mundësojnë që të mos jemi të uritur shpejt dhe njëherazi e plotësojnë mëngjesin tonë. Produktet siç janë qumështi dhe jogurti janë proteina të shkëlqyera.

Gjithashtu provoni vezë të ziera ose të fërguara me tost të tërë.

Mos harroni ta përdorni imagjinatën tuaj

Njerëzit zakonisht nuk e hanë mëngjesin, pasi nuk e duan mëngjesin tradicional. Përdoreni pak imagjinatën tuaj!

• Hani oriz, të përzier me zarzavate dhe me copa të imëta të mishit të pulës.

• Sanduiç me një gotë qumësht dhe frutat janë gjithashtu një kombinim i mirë për mëngjes.

• Pica që ju ka ngelur prej një natë përpara, është e lehtë dhe përbën një ushqim mëngjesi të plotë.

• Nëse nuk i doni zarzavatet, hani çfarë të doni, mirëpo keni kujdes që sa më shumë të konsumoni edhe zarzavate në mëngjes.

PUNONI PAK ME VETEN DHE MËNYRËN E JETESËS. Nuk keni kohë për ushqim? Një natë përpara përgatisni për në mëngjes. Përzieni qumështin me frutën tuaj të preferuar dhe mbajeni në frigorifer deri në mëngjes. Vendosni një copë bukë në makinën e tostit dhe për 5 minuta keni një mëngjes të shkëlqyer! Ose merrni një mëngjes me vete: merrni me vete ndonjë fryt, sanduiç për drekë ekstra dhe hani atë rrugës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet