Personat kreativë e shohin botën ndryshe

Kurioziteti dhe tendenca për tu hapur ndaj eksperiencave të reja duken të lidhura me një eksperiencë përceptuese ndryshe nga ajo e zakonshmja. Truri “shikon” mundësi që zakonisht "shpëtojnë".

Kush ka tendencë të jetë më i hapur ndaj eksperiencave të reja, mund të ketë një vizion për botën më të pasur dhe më të artikuluar, në krahasim me pjesën më të madhe të njerëzve. Truri i atyre që krenohen për këtë pjesë të personalitetit janë në gjendje të kalojnë informazione vizive më të shumta, nga çfarë ndodh zakonisht, si të ishte një derë që mbetet e hapur më gjatë se zakonisht. Ky ishte rezultati i një studimi që u bë në Australi.

Inteligjenca fluide: Hapja mendore është një prej kalimeve që u verifikuan në testet e personalitetit dhe karakterizohet nga kurioziteti, plotësim interesash dhe kreativitet, si psh: gjetja e zgjidhjeve të reja për problemet dhe përdorime të reja për sendet në të përditshme.

Një gamë më e gjerë: Eksperimentet e kaluara tregojnë se personat mendjehapur kanë një ndërgjegjësim më të mirë vizual, dmth kapaciteti për të përceptuar detaje në imazhet komplekse. Tani shkencëtarët e Universitetit të Melbourne kanë provuar se truri i këtyre njerëzve “shikon” më tepër mundësi dhe se niveli i njohjes është më i lartë, filtri perceptiv më pak i ngushtë.

Mjafton një: Një grup prej 123 studentësh ka plotësuar një test rivaliteti binokular, ku secilit sy i jepet para një imazh me ngjyra të ndryshme. Në përgjithsi nëse pamjet janë të ndryshme, truri preferon të zgjedhë njërën dhe të vrasë tjetrën, duke i alternuar hera-herës imazhin ku të përqëndrohet.

Një mix i pazakontë: Disa vullnetarë kanë eksperimentuar një formë perceptimi të përzier: kanë parë, dmth pamje të “shkrira” të kuqe dhe jeshile së bashku. Këto objekte kanë qenë dhe ato që kanë marrë më shumë pikë në “hapjen mendore” gjatë proçesit të testit mbi personalitetin.

Gjeniu dhe pakujdesia: Rezultatet mund të shpjegojnë pse ata që janë më të hapur dhe kuriozë janë në pjesën më të madhe më kreativë. Aftësia për të gjetur rrugë të reja dhe zgjidhje mund të jetë e lidhur dhe me një formë të re të të parit të gjerave. Në të njëjtën kohë, është lehtësisht e kuptueshme se ata që kanë ide gjeniale janë më të ekspozuar ndaj delirëve dhe paranojave, dhe kjo mund të ndikojë që ata të ndjehen më të izoluar dhe të keqkuptuar nga të tjerët.

Ngjashmëri: Sipas përgjegjëses së këtij studimi, Anna Antinori, ka ngjashmëri ndërmjet perceptimit të atyre personave që kanë nivele të larta të hapjes mendore dhe asaj që shkaktohet nga psilocibina, një substancë që ndodhet tek kërpurdhat haluçinogjene. Meditimi ndërkohë rrit nivelin e informacioneve vizive të përceptuara.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet