Pse duhet të kalojmë në Bio?

Pse një person duhet të mendojë të kalojë tek zgjedhja bio? Arsyet janë të ndryshme. Bio është një zgjedhje që nuk ka të bëjë vetëm me faktin se është sot në modë. Cfarë fshihet pas saj? Me një zgjedhje bio, në një dyqan ndihmojmë veten tonë dhe shumë kultivatues të cilët luftojnë çdo ditë me taksat, dhe cilësinë e produktit, duke ruajtur normat e ushqimit, standartet higjenike dhe mirëqënien e kafshëve. Ja disa pyetje-përgjigje të zakonshme.

Cilat janë karaktesistikat e metodës bio? Cilat janë metodat e ndaluara dhe cilat ato që këshillohen?

Nëpër sa kontrolle kalojnë produktet bio?

Ekzistojnë norma të Bashkimit Europian të cilat kontrollojnë prejardhmen dhe mënyrën e kultivimit të produkteve bio, dhe përzgjedhjet e farës po ashtu, e cila nuk duhet të jetë gjenetikisht e modifikuara. E gjitha kjo bëhet për të garantuar cilësine e ushqimit dhe ruajtur vlerat e produktit, që nga lënda e parë.

Si është raporti i produktit bio me koston e tij?

Zakonisht konsumatori bio është i përgatitur dhe në këtë aspekt. Ai është i vetëdijshëm në të ngrënit me dozat e sakta dhe pa ekzagjëruar. Nëse do të na duhej të bëjmë nje profil të konsumatorit bio, do ta quanim: etik, të vetëdijshëm, dhe të moderuar.

A janë më të vetëdijshëm konsumatorët për gjithë këtë?

Natyrisht që po, ideja se ndihmojnë në përmirësimin e ambienti ku jetojmë, është bërë gjithnjë e më e rëndësishme dhe për shumëkënd përkthehet në një formë të drejtë të të ushqyerit për njerëzit, kafshët dhe ambientin. Për pastrimin e shtëpisë dhe hapësirat e gjëlbërta.

A mund ta shuajnë urinë nëpër botë produktet bio?

Kjo është një pyetje e fortë që kërkon impenjim. Personalisht mendoj se të mbështetësh prodhimin e produkteve bio, është e lidhur më shumë faktorë. Në këto 100 vitet e fundit i kemi bërë ne më shumë dëme ambientit, sesa vetë natyra në 1000 vjet. Ky fakt na bën të mendojmë se çfarë do të ndodhë nëse vazhdojmë në po të njëjtën rrugë. Në botë ka me miliona ha., tokë që nëse kultivohen siç duhen mund të naçojnë në rrezultate shumë të mira sot, ne, dhe fëmijët tanë nesër.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet