Miss Dior

Pse është i rëndësishëm profumi?

Dihet që zgjedhja e profumit është shpesh herë e vështirë dhe jo gjithmonë na kënaq. Disa herë zgjedhim një dhe besojmë se është i duhuri, por më pas pendohemi. Po pse është kaq i rëndësishëm profumi?

Jemi të sigurt se me look kuptojmë vetëm rrobat që do të veshim? Sigurisht që janë përqindja më e madhe, por ka dhe detaje të tjera që nuk duhen lënë pas dorë: profumi.

Por, si ta zgjedhim? Cilët janë profumet më të shitura?

Nga Dior, Armani, Versace, Acqua di Parma, Calvin Klein, Bulgari, Yves Saint Laurent, Gucci, Chanel, Dolce&Gabbana: sa më shumë të kesh aq më shumë i mban. Maison-et e alta moda-s që punojnë për të zgjedhur fragrancat e profumeve, janë të shumta.

Botës së make-up, të aftë për të na ofruar stil dhe personalitet, i shtohet dhe fragranca e profumeve. Një univers i vërtetë që i shërben çdo gruaje (dhe burri).

Profumi na identifikon dhe pa të nuk bëjmë dot: më mirë pa make-up sesa pa profum. Mjafton të kujtojmë frazën ë një prej divave më të mëdha të stilit, Marilyn Monroe e cila "vishej" vetëm me dy pika Chanel para se të shkonte në shtrat.

Profumet feminile janë të aftë të shprehin shumë më tepër nga çfarë mund t'a imagjinojmë. Evokojnë kujtime dhe emocione që janë pjesë e qënies sone. Sa herë na ndodh të njohim praninë e dikujt vetëm në bazë të profumit? Ndoshta nuk e kuptojmë, por truri ynë lidh njeriun me profumin që ai/ajo mban.

Ndërmjet profumeve feminile me të njohura gjejmë dhe ato të shtëpive më të njohura të modës, pa lënë pas dorë fragranca të tjera, që janë shumë të vlerësuara në botën femerore. Profumi është një kërkim i vazhdueshëm, që kontribuon për të shtuar personalitet (feminilitet- stilit tonë), duke na kompletuar kështu me një look të përsosusr në çdo moment të ditës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet