Pse gratë i rezistojnë më mirë virusit sesa burrat?

Gratë janë shumë më pak të prekura nga Koronavirusi. Burrat sëmuren më shumë. Kur sëmuren gratë organizmi i tyre i jep një përgjigje më të fortë virusit. Sipas një studimi të Centres of disease control, qëndra për kontrollin e epidemisë, janë 44 mijë persona që kanë rezultuar pozitiv, ndër ta 2,8% në 100 janë meshkuj, krahasuar me 1.7% që janë gra.

Arsyet që të çojnë në këtë rezultat janë të ndryshme.

Ka faktor që lidhen me ciklin e hormoneve dhe gjenetikën, të tjerë kanë të bëjnë më stilin e jetës, ose dhe më vetë kulturën. Përgjigja që sistemi imunitar i jep koronavirusit është më agresive dhe efikase, për shkak të prezencës së proteinës Ace2.

Gratë kanë një organizëm, më të fortë sepse lindin dhe e mbrojnë jetën, prandaj kundër viruseve rezistojnë më mirë se burrat.

Edhe gjatë fazës së menopauzës kjo veti e tyre qendron, për shkaqë gjenetike. Shpjegimi ka të bëjë me gjenomin dhe kromozomin njerëzor X: gratë kanë dy në ADN, ndërsa burrat një. Ka mundësi të jetë kjo arsyeja pse mbrojtja e tyre është më e lartë.

Koronavirusi hzn në qeliza përmes një "porte", ndërsa gratë kanë shumë “porta”, çfarë e bën më të vështirë kalimin.

Kushtet ambjentale dhe duhani luajnë po ashtu një rol të rëndësishëm. Nga smogu preken të gjithë, ndërsa duhanin e përdorin jo të gjithë.

Megjithatë diçka është e sigurt, gratë kanë aftësi për t’iu përgjigjur koronavirusit më mirë sesa meshkujt. Janë ato që kujdesen për familjen, prandaj janë shumë më të mira të vënë në praktikë strategjitë dhe të mbrohen më mirë. Gratë janë esencialë për ta vështirësuar përhapjen e virusit në familje dhe në botë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet