Pse liderët lexojnë?

A. Leximi zgjeron horizontin tuaj: shumë liderë, biznesmenë, sipërmarrës, lexojnë sepse marrin pikëpamje të ndryshme nga të tjerët, kuptojnë jetën dhe sekretet e shumë njerëzve që janë bërë udhëheqës, shpesh të ardhur dhe nga kultura të ndryshme.

B. Leximi të jep ide inovative: a kishit dëgjuar ndonjëherë për 10 mënyrat nëpërmjet të cilave t'i thuash "faleminderit" stafit tënd rrit produktivitetin me 30% në kompani?

C. Librat dhe idetë janë një fillim i shkëlqyer bisede.

D. Leximi të largon stresin: Bill Gates lexon përherë 15 minuta para së të shkojë në shtrat. Të stakosh trurin nga impenjimet e ditës dhe të lexosh, është fantastike. Një mënyrë ekonomike dhe e jashtëzakonshme për të larguar mendimet e tepërta.

E. Leximi të jep një prespektivë: liderët nganjëherë marrin pikëpamje të ndryshme duke lexuar dhe rinovojnë prespektivën. E adoptojnë ose jo atë.

F. Leximi na bën të jemi mendimtarë dhe aktivë. Nëpërmjet tij ne e vizualizojmë idenë dhe pastaj zbulojmë si t'a adoptojmë atë.

G. Leximi na bën komunikues të mirë. Na jep dhe një fjalor të madh. Përdor fjalë më të mira, tre herë më shumë se ata që nuk lexojnë.

H. Leximi na ruan dhe nga narcizizmi i tepërt. Na sfidon me mendime, ndjenja, ide, gjykime etj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet