Puno mençur, udhëto vetëm, ha shpejt. Ja si Koreja e Jugut planifikon ta vrasë koronavirusin

Koreja e Jugut ka nisur drejtimin e planit për një rrikthim normal pas koronavirusit për një afat kohor prej dy vjetësh, duke përfshirë kthimin në normalitet të punës, transportin publik dhe ngritjen e restorantve në vendin që është bërë model ndaj luftës kundër Covid-19.

Vendi po i përmbahet një kodi të fortë për qëndrimin në zonat e punës, transport, restorante, dyqane dhe qendra sportive, duke nisur me rregullat normale që nga larja e duarve, mbajtja e distancës, kontrolli herë pas here i temperaturës dhe dezinfektimi.

Drejtuesit e vendit kanë këshilluar banorët që të shpenzojnë shumë pak kohë nëpër restorante duke përdorur pjata personale dhe jo të përbashkëta. Akademitë private dhe ato fetare, me detyrim u kërkohet që të vendosin tek hyrje daljet dezinfektantë por absolutisht jo, ushqim.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet