Qentë zvogëlojnë rrezikun e vdekjes te njeriu

Qentë kujdesen për shëndetin e zotërve të tyre dhe zgjasin jetën e tyre. Një studim tregon se ata që kanë një qen kanë një rrezik më të ulët vdekjeje për shkaqet kardiovaskulare dhe shkaqe të tjera. Një studim i kryer në Suedi, tregon se efekti mbrojtës për shëndetin tek ata njerëz që mbajnë qen është më i lartë, se tek ata që nuk e kanë një të tillë. Qentë më mbrojtës për shëndetin ishin ato të gjuetisë. Mbi të gjitha qentë japin një efekt të pabesueshëm, tek ata njerëz që jetojnë vetëm. Studimi u krye në Universitetin e Uppsala dhe u bazua në të dhënat e më shumë se 3.4 milionë suedezë nga 40 deri në 80 vjeç. Të gjithë pjesëmarrësit ishin të shëndetshëm në fillim të studimit dhe hulumtuesit monitoruan shëndetin e tyre për më shumë se 12 vjet, duke regjistruar të gjitha sëmundjet që ndodhën gjatë periudhës së vëzhgimit. Nga ky studim rezultoi se kushdo që zotëron një qen ka një rrezik më të ulët të vdekjes për shkaqet kardiovaskulare dhe gjithashtu për shkaqe të tjera. Rezultatet janë edhe më të spikatur për njerëzit që jetojnë vetëm. Pronarët e qenve që janë të vetëm kanë një rrezik vdekjeje më të ulët, prej 33% dhe një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare me 11%.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet