RAYBAN në Facebook shitet me çmim të ulët ? Kujdes është mashtrim

ESET paralajmëron përdoruesit e Facebook-ut për një valë të re mashtrimi që ka përfshirë rrjetin social. Mashtruesit po përpiqen të tërheqin përdoruesit drejt dyqaneve fallco online për blerjen e markës RAY BAN. Studiuesit e ESET, prodhuesi më i madh i software-ve në Bashkimin Europian, kanë regjistruar një valë mashtrimi në facebook me reklamim dyqanesh fallco RAYBAN ku këto syze mund të blihen me çmime të ulëta.

Ky mashtrim i ekspozon përdoruesit e rrjetit ndaj rrezikut të humbasin paratë për blerjen e produkteve të kopjuara, por akoma më tepër në mundësinë që tu vidhen të dhënat e kartës së kreditit; transaksionet nuk kryhen në faqe pagese të sigurta, kështu të dhënat janë të pakodifikuara. Reklama spam përhapen me anë të llogarive facebook të hakuara të cilat mashtruesit arrijnë të marrin falë programeve ose taktikave sociale. Si rrjedhojë pa dijeninë e personit bëhen reklama që permtojnë ulje deri në 90%. Taktika përfshin tag të pak miqve nga kontaktet, për të mos rënë shumë në sy.

Studiuesit gjithashtu raportojnë se shumica e këtyre faqeve web kanë paraqitje në gjuhë të ndryshme por qendrat i kanë në Kinë dhe janë regjistruar gjatë vitit të fundit. Në rast se vini re se nga faqja juaj publikohen imazhe të ngjashme, studiuesit këshillojnë ndërrimin e menjëhershëm të fjalëkalimit dhe fshirjen e të gjitha aplikacioneve që nuk marrin miratim nga përdoruesi për publikim në ditar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet