Raporti i OKBsë për lumturinë, Shqipërinë ''e fundos'' korrupsioni

Një pension apo pagesë dinjitoze do të të jepte një jetë normale në Shqipëri, megjithatë ky realitet është ende larg përditshmërisë së qytetarëve. Këtë e konfirmon dhe Organizata e kombeve të bashkuara në një raport të fundit për "lumturinë" e popujve. Raporti i ka dhënë një mbështetje mjaft të ulët vendit tonë përsa i përket mbështetjes sociale që jep shteti. Shqipëria renditet më e ulëta në rajon, ose në vendin e 133 në botë. Fqinjët e saj si Maqedonia e veriut apo Bosnja, në vendin e 74 apo 92. vende të tjera si Bullgaria ka një renditje më të lartë.

Shqiptarët, më pak fjalë janë njerëzit më të palumtur në botë. Në vendet e para, pra popujt më të lumtur janë europiano veriorët. Qytetarët e këtyre vendeve kanë një cilësi jetë për tu admiruar, ndryshe nga skaji tjetër i medaljes, që po fundoset nga depresioni. Shqipëria qëndron në vende si Ruanda, Tanzania, Afganistani etj, vende që kanë ende shumë rrugë për të bërë për të rritur nivelin e mirëqënies së tyre sociale.

Në raport vlerësohet se një ndër arsyet pse i bëjnë qytetarët shqiptarë të palumtur është niveli i lartë i korrupsionit. Ky tregues është i lartë dhe i pranishëm në vendet e rajonit. Korrupsioni është i pranishëm sidomos në institucionet shtetërore dhe nuk largohet dot nga e përditshmja e njerëzve. Kjo është arsyeja pse qytetarët e këtyre vendeve kanë një përfshirje shumë të pakët në politikë, kur sipas OKBsë duhej të ishte e kundërta.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. katundari  e Premte 22 Mars, 2019

    cudi se ne nje vend ku lulezon hashashi njerezit jane te lumtur