Receta për drekën e së djelës

Meqë e djela është dita e pushimit dhe shumë e konsiderojnë si një ditë ku famija mblidhet gjithmonë bashkë, ne ju sugjerojmë zonjave të shtëpisë për drekën e së djelës, një recetë të thjeshtë në gatim por aq edhe e shijshme.

Mjafton në kuzhinë të keni perime dhe gjithcka do të jetë gati në pak minuta. Ju mund të përgatisni një supë të ngohtë si pjatë kryesore me perime nga të gjitha llojet. Por edhe një pjatë me perime furre do ti shtonte lezetin drekës së sotme.

Peshku i gatuar në furrë dhe i mbushur me perime të grira imët është një tjetër mundësi për të patur një tavolinë të shijshme. E nëse shkoni tek gjyshja, mund ti kërkoni një byrek me spinaq, që rekomandohet edhe për vlerat e shumta ushqyese duke qenë edhe produkt i stinës në të cilën jemi.

Mos harroni, sallatë dhe limon. Shtoni në menu një tartë të pregatitur me frutat e stinës që janëtë larmishme. Në pak kohë do të keni një tryezë të bukur me ushqimet e stinës, shumë të shijshme dhe të shëndetshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet